Makina përplas biçikletën në rrugën e Tufinës, humb jetën një person.

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti rrugor në rrugën e Tufinës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:30 tek Ura e Gjerosës, teksa një makinë me targa angleze tip BMW, ka përplasur për vdekje një person që po lëviste me biçikletë. Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i biçikletës, identiteti i të cilin nuk dihet ende, ka humbur menjëherë jetën, ndërsa autoambulanca e mbërritur në vendngjarje nuk ka mundur t'i vijë në ndihmë.
Drejtuesi i automjetit është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.
Policia ndërkaq, është vënë në ndjekje të makinës tip BMW me targa angleze, ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe shkaqeve të aksidentit.
Add new comment