Tiranë, ekstradohet nga Greqia 35 vjeçari i dënuar për trafik heroine.

Një 35 vjeçar i dënuar me 13 vite burg për trafik heroine, është ekstraduar sot nga Greqia në vendin tonë. Kështu Zyra Kombëtare Interpol Tirana ka bërë të mundur ekstradimin e shtetasit Julian Gega, i dënuar në mars të vitit 2010 nga Gjykata e Krimeve të Rënda me 13 vite burg për veprën penale “Trafikim i narkotikëve kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë“.
35 vjeçari Gega në bashkëpunim me shtetasit Ardjan Rexhepi dhe Erion Voda, kanë tentuar të trafikojnë një sasi prej rreth 16 kg lëndë narkotike të llojit heroinë drejt Greqisë.
Me datë 06.05.2008, në Pikën e Kalimit Kufitar “3 Urat” në Përmet, është kapur në flagrancë shtetasi Ardian Rexhepi, në automjetin e të cilit, është gjetur dhe sekuestruar lënda narkotike e e mësipërme.
Arrestimi dhe ekstradimi i Gegës është bërë i mundur si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Athinën.
35 vjeçari iu dorëzua përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, pasi mbërriti në aeroportin Nënë Tereza në Rinas ky shtetas.
Add new comment