Berisha: Ja reforma e Ramës, nxënësit tek dëshmorët si pionierët e Enverit.

Disa nxënës të një shkolle tetëvjeçare në qytetin e Përmetit kanë nderuar ditën e djeshme, më 5 Maj, me grushtin lart, në Varrezat e Dëshmorëve të LANÇ-it, të rënët e qytetit të tyre, një traditë e harruar tashmë prej vitesh. Por, pamjet i ka publikuar në Fb, ish-Kryeministri Berisha, nduke pohuar se ato janë marrë jko më larg se dje dhe i ka komentuar ironikisht si “reforma në arsim e Edi Ramës: Pionierët e Enverit!”
Berisha është shprehur : “Kjo është një foto e djeshme që vjen nga Përmeti i Rilindasve tanë, që dëshmon se per Edvin Kristaq Ramën dhe neobllokmenet e tij, thelbi i reformës arsimore është rikthimi tek Pionierët e Enverit. Kësaj i thonë me vrap drejt etërve, drejt të shkuarës!”
Realisht, gjatë 20 vjetëve të fundit, homazhet e fëmijëve dhe të rinjve në Varrezat e Dëshmorëve kanë munguar thuajse totalisht dhe, nëse fotografia e publikuar nga ish-Kryeministri është e vërtetë, atëhërë mund të thuhet se ka ende disa vatra që i ruajnë dhe kultivuojnë ende vlerat e së shkuarës, si psh nderimin e dëshmorëve të kombit.
Add new comment