Kryekomunari i Farkës në hetim Padia: Plaku falsifikoi dokumente.

Telashet duket se nuk kanë të sosur për Kryetarin e Komunës së Farkës, Fatbardh Plaku.
Pas një sulmi me antitank ndaj vilës së tij dhe një tentative për vrasjen e dy djemve, vjen një kallëzim penal për korrupsion.
Kallëzuesi, një banor i Farkës, e akuzon Plakun dhe përgjegjësin e zyrës së Kadastrës së Komunës, se nuk i kanë regjistruar me qëllim përvetësimin e 10 metra katrorë tokë, pranë qendrës tregtare TEG, në periferinë jug-lindore të Tiranës.
Kallëzuesi pretendon se tokën e përfiton me ligjin 7501. Policia raportoi se ka nisur procedimin penal në gjendje të lirë ndaj Plakut dhe përgjegjësit të Kadastrës së Komunës Farkë, për falsifikim dokumentesh dhe shpërdorim detyre.
Add new comment