Kom. i Jashtëm, debate për fotot me “grushtin lart” për 5 Majin.

Postuar në 07 Maj, 2014 10:04

Deputeti i Partisë Socialiste Namik Dokle ka shuar të gjithë zhurmën e bërë këto ditë nga Partia Demokratike për fotot ku Pandeli Majko shfaqet me grushtin lart gjatë homazheve të bëra në 5 maj Ditën e Dëshmorëve. Në Komisionin Parlamentar të Jashtëm, Dokle ka rrëfyer bisedën me fotografin e fotos, i cili i ka pohuar se ky moment nuk ka pasur prapaskena politike.
 
Por debatet kanë vijuar dhe më tej mes anëtarëve socialistë dhe demokratë duke iu referuar dhe rastit të ministrit të Drejtësisë, Nasip Naço në Berat.
 
Pasi socialistët kanë hedhur poshtë të gjitha pretendimet se fotot kanë pasur tendencë provokative i kanë kujtuar specifikisht Bumçit, se në 2011 PD ka marrë votat e komunistëve në zgjedhje. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.