Dy shqiptarë tepër të kërkuar çohen në Itali për të bërë burgun.

Postuar në 07 Maj, 2014 14:01

Dy shqiptarë janë ekstraduar sot për në Itali. Ata janë Artur Kaçi, 35 vjeç, i dënuar 7 vjet e 9 muaj nga tri gjykata italiane he Pandeli Lenja, 45 vjeç ,i dënuar me 15 vjet burg për për trafik prostitucioni nga gjykata e Milanos.
 
Shqiptarët kërkoheshin nga Interpoli i të dyjave vendeve; ata do të vuajnë dënimin e tyre në Itali, vendin ku kanë kryer krimet dhe ku kanë marrë edhe dënimet përkatëse.

Kaçi me banim në Durrës,  është arrestuar në 24 janar të këtij viti në Durrës dhe ishte një i shumëkërkuar në Itali nga tri gjykata, ajo e Sienës, Peruxhias dhe Firences.

Gjykata e Sienës në Itali, me vendim nr. 339/6 datë 29.11.2006 e ka dënuar me 7 vjet, 9 muaj e 6 ditë heqje lirie për sulm / përleshje. Gjithashtu Gjykata e Apelit e Peruxhës, me vendim nr. 86/2009 datë 12.5.2009 e me vendim nr. 1219/12 datë 14.2.2013 ka caktuar ndaj tij masën e arrestit në burg për vjedhje me dhunë, shkelje të ligjit mbi të huajt. Të njëjtën masë sigurie ka dhënë edhe gjykata e Apelit e Firences, me vendim nr. 2812/09 date 30.1.2010 për vjedhje me dhunë; keqpërdorim të kartave të kreditit; trafik droge; dëmtim, kërcënim, sulm, plaçkitje. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.