Burrel, të afërmit kërkojnë lirimin e N. Pislit, protestë para komisariatit.

Një ditë pas shoqërimit në komisariatin e Burrelit të Nuredin Pislit, babait të Flamur Pislit, i cili kërcënoi se do të hakmerrej sipas kanunit ndaj kryepolicit Artan Didi, kanë reaguar të afërmit e tij. Familjarët kërkojnë lirimin e Nuredin Pislit nga komisariati duke u shprehur se ai është arrestuar padrejtësisht.
Nuredin Pisli është i ati i Flamur Pislit, i cili u që u vra në vitin 1999 pasi kishte marrë peng autobusin grek me pasagjerë, ku mbeti i vrarë edhe një pasagjer grek.
Pas komenteve të Partisë Demokratike se “Didi ka vrarë pengun grek dhe djalin e të moshuarit”, Nuredin Pisli u shpreh se Didi i ka borxh gjakun e djalit dhe të shtetasit grek.
Një ditë më parë, Nuredin Pisli u shoqërua në komisariatin e Burrelit për t’u marrë në pyetje në lidhje më këto komente
Add new comment