Protesta e ish-të përndjekurve, Veliaj: E padrejtë, disa nga 2 këste, disa 0.

Postuar në 09 Maj, 2014 07:00

Ministri i Mirëqenies Sociale Erion Veliaj ka reaguar nga Elbasani lidhur me protestën e ish-të përndjekurve politikë, duke e quajtur të padrejtë. ministri Veliaj tha se do të bëhet një rivlerësim i shpërndarjes së dëmshpërblimeve, pasi disa ish-të përndjekur kanë marrë nga 2 këste, e disa të tjerë asnjë.
 
“Protesta e ish-të përndjekurve është e padrejtë. Protesta është iniciuar nga ish-sekretari i PPSH, Kastriot Islami. Deri tani janë shpërndarë dy këste për ish-të përndjekurit, por është e padrejtë që disa të marrin 2 këste, dhe të tjerët asnjë këst. Do të bëjmë një rivlerësim të shpërndarjes së dëmshpërblimeve”, tha ministri Veliaj.
 
Këto deklarata ministri i Mirëqenies Sociale Erion Veliaj, i bëri gjatë një aktiviteti në qytetin e Elbasanit për certifikimin e profesorëve nga ambasada zvicerane.
 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.