Itali, 2 shqiptarë u kapën me 370 kg drogë, dënohen me 3 vite burg.

Postuar në 09 Maj, 2014 09:11

Dy shqiptarë të arrestuar në nëntor të 2013 nga policia italiane pasi i gjetur 370 kilogramë marijuanë, janë përballur sot me drejtësinë. Sorian Berulli 42 vjeç dhe Damian Cani 20 vjeç, nga Vlora, në mes të nëntorit udhëtonin me një gomone ku ishte ngarkuar lënda narkotike e llojit marijuanë, ndërsa drejtësia italiane i dënoi me 3 vjet burg, në termat e një gjykimi të shkurtuar.
 
Në operacioni i realizuar nga “Guardia di Finanza” u angazhuar disa mjete, helikopterë, anije, dhe komando tokësore në Brindisi e Lecce.
 
Pasi ndoqën që nga ujërat në jug të San Foca, forcat e “Guardia di Finanza” kanë mundur të ndalojnë dhe arrestojnë dy shtetasit shqiptarë.
 
Kontrabandistët, në fakt, duke përfituar nga errësira dhe kushtet e këqija të motit dhe detit, u përpoqën të zbarkonin gomonen, por u evidentuan nga mjetet detare, që gjë detyroi drejtuesit e gomones të drejtoheshin nga jugu. Ndërkaq, një varkë e shpejtë patrullimi u vu në aksion për të kapur trafikantët në tentativë ikje, vetëm disa milje nga gjiri Torre Sant'Andrea.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.