Itali, nën akuzë për krime shpallen të pafajshëm 2 shqiptarët.

Dy shqiptarë janë shpallur të pafajshëm nga drejtësia italiane, pasi ishin akuzuar në mënyrë të padrejtë. Rasti i parë ka të bëjë me një prostitutë shqiptare 22 vjeçe e cila akuzohej se kish vrarë një klient të sajin pas një marrëdhënieje seksuale.
Viktima, 44-vjeçari Salvatore Cercabene, u gjet i vdekur në makinën e tij në periferi të Milanos më 21 qershor 2012. 22-vjeçarja F.L. u ndalua pas një viti hetimesh nga karabinierët e Milanos dhe RIS i Parmës. ajo ka pohuar gjithnjë se ka qenë në makinë me viktimën por jo vetëm që nuk e ka vrarë ajo, por e kundërta, është rrahur e narkotizuar prej tij. Kur është zgjuar ka parë që Cercabene ishte i vdekur dhe e trembur është larguar. Në gjyq doli se viktima ishte dënuar më parë për keqtrajtim të një prostitute me 6 vjet burg dhe fakte të tjera në mbrojtje të versionit të 22-vjeçares.
Pak ditë më parë, gjykata e Brescias i ka njohur pafajësinë një kosovari 31 vjeç, marangoz, që një vit më parë u padit nga një 27-vjeçare e Rowafranca-s që u tha forcave të rendit se ai kish abuzuar seksualisht me të ndërsa bënin një shëtitje me biçikletë. Pas padisë së 27-vjeçares, më 25 prill 2013, karabinierët kishin ndaluar marangozin dhe kanë nisur thellimin e hetimeve pasi mes versioneve të “viktimës” dhe “fajtorit” kishte shumë mospërputhje. Kosovari tha menjëherë se kishte qenë vajza ajo që ishte përpjekur t’i afrohej dhe se ky nuk kishte pranuar, dhe se më pas ka dashur të marrë hak dhe e ka denoncuar për dhunë seksuale.
Add new comment