Fier, dëftesa falso për 1500 euro, 4 arreste në Drejtorinë Arsimore.

Postuar në 13 Maj, 2014 14:29

Policia e Fierit ka arrestuar sot, për falsifikimin e diplomave të shkollave të mesme, katër persona: Drejtorin e shkollës së mesme të Roskovecit, F.Beqajn dhe tre specialistët e kurrikulës në Drejtorinë Arsimore të Fierit, V. Mitro, M. Emiri dhe M.Durmishaj. 

Akuzat ndaj tyre janë dy: “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Falsifikim i dokumentave shkollore”.
 
Drejtori i gjimanzit të Roskovecit F.Beqaj dyshohet se kundrejt marrjes së shumës 1000 apo 1500 euro ka lëshuar vërtetime shkollore të falsifikuara për persona që nuk kanë qënë nxënës të shkollave përkatëse duke ndërhyrë në regjistra me heqje apo ngjitje fletësh.
 
Vërtetimet dhe dëftesat e falsifikuara nga Drejtori i Shkollës së Bashkuar të Roskovecit duhej të verifikoheshin nga komisioni me tre specialistë i Drejtorisë Arsimore Fier dhe më pas, të firmoseshin nga kreui  Drejtorise Arsimore. Por, ka rezultuar se rastet e dërguara nga Beqaj nuk janë verifikuar e si rrjedhim, janë ndaluar nga policia edhe tre specialistët e kurrikulës në Drejtorinë Arsimore: V. Mitro, M. Emiri dhe M.Durmishaj.
 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.