Tahiri: Do t'ju merret toka atyre që e mbjellin me hashash.

Postuar në 14 Maj, 2014 11:26

Ministria e Brendshme ka planifikuar një sërë masash që kanë në fokus luftën ndaj trafikut të drogës. Këtë e ka bërë të ditur sot ministri Saimir Tahiri, duke theksuar se do të ketë masa ndëshkuese për ata që mbjellin bimë narkotike. Sipas ministrit Tahiri një nga këto masa do të jetë edhe heqja e titullit të pronësisë mbi tokën që mbillet me kanabis.
 
“Faza e dytë është sigurisht po aq e vështirë, në mos më e vështirë sesa e para, por jemi duke planizuar bashkë me partnerët, një sërë masash radikale të cilat po shqyrtohen, dhe me radhë do i bëjmë me dije për publikun, duke filluar nga sensibilizimi dhe veprimi shoqëror, duke filluar me masa ndëshkuese që mund të shkojnë deri te heqja e titullit të pronësisë mbi tokën që mbillet me kanabis”, tha ministri Tahiri.
 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.