Vlorë,kapen 2 ton drogë Lazarati në furgon, drejt Italisë nga deti

Dy ton Kanabis Sativa është sekuestruar në qytetin e Vlorës, ndërsa dy persona janë arrestuar nga blutë e qytetit bregdetar.
Lënda narkotike ndodhej në furgonin tip Mercedes me targa AA 002 IB, i cili u ndalua në hyrje të autostradës së Vlorës rreth mëngjesit të sotëm (Ora 05:30).
Në sajë të operacionit “Restart” policia arrestoi drejtuesin e furgonit, Armando Kuçin nga Fieri dhe Julian Byzykën, drejtuesi i një makine tip Fiat me targa AA 262 FV, e cila shoqëronte furgonin me drogë.
Sipas bluve të qytetit bregdetar, droga ishte blerë në Lazarat dhe kishte destinacion Italinë e cila do të transportohej drejt shtetit fqinj përmes rrugës detare.
Policia ka shpallur në kërkim edhe dy persona të tjerë të cilët dyshohen të jenë pjesë e këtij trafiku.
Add new comment