Atentat mafioz biznesmenit në Fier, ekzekutohet me 13 plumba

Një bisnesmen është ekzektuar në një atentat mafioz në orët e para të mëngjesit të së premtes në qytetin e Fierit.
Agron Imeraj 50 vjeç pronar i një rrjeti dyqanesh hidrosanitare është qëlluar më brëshëri automatiku sapo ka hipur në automjetin e tij tip Audi me targa AA 758 BF, që ndodhej i parkuar pranë banesës së Imerajt.
Plumbat i kanë shkaktuar vdekjen e menjëhershme 50-vjeçarit, ndaj të cilit është qëlluar të paktën 13 herë nga afër.
Autori i cili është i paidentifikuar ka qënë shumë pranë viktimës kur e ka qëlluar dhe më pas është larguar në drejtim të paditur.
I pari që ka konstatuar ngjarjen ka qënë roja i parkingut i cili ka njoftuar policinë.
Blutë e Fierit pasi kanë nxjerrë trupin nga makina, e kanë dërguar atë në morgun e spitalit ku do kryehet ekespertiza mjekoligjore.
Burime pranë policisë bëjne me dije se në vendin e krimit gjetën 13 gëzhoja, ndërsa janë sekuestruar pamjet filimike të bisneseve përrreth me qëllim identifikimin e autorëve.
Add new comment