Lezhë, Task forca për ndotjen e ujit konstaton avari të reja

Postuar në 16 Maj, 2014 06:05

Task forca e ngritur në Lezhë për ndotjen e ujit të pijshëm në këtë qytet ka dalë në terren duke konstatuar një sërë problemesh. Pas inpektimit të kryer në gjithë rrjetin e ujësjellësit në Lezhë, janë paraqitur dhe konkluzionet.

Në emër të task forcës Drejtori i shërbimeve publike në Bashkinë e Lezhës, Nikolin Prendi, bëri të ditur se klorinimi i ujit nuk kryhet në burim, ndërsa tek depozitat kjo proçedure nuk kryhet sipas parametrave.Ai ka shtuar se edhe rrjeti është i amortizuar duke shkaktuar ndotjen e ujit.
 
“Gjatë inspektimit që kemi bërë, kemi konstatuar që tek pompat në burim nuk bëhet dezinkfektimi, klorinimi i ujit. Fakti që në burim nuk bëhet klorinimi i ujit është një shqetësim, në mënyrë të veçantë për konsumatorët, të cilët furnizohen me ujë të pijshëm me linjë direkte pa kaluar në depon e ujit ku bëhet klorinimi.” tha Nikolin Prendi
 
Task forca për monitorimin e ujit u ngrit pas, analizave të kryera nga Instituti i Higjenës, i cili deklaroj se uji i pijshëm në qytetin e Lezhës është i ndotur. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.