Gjykata e Elbasanit rrëzon pezullimin për anëtarin e KLD-së Gjin Gjonit

Pas nisjes së procedimit penal për anëtarin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe gjyqtarin Gjin Gjoni, Gjykata e Elbasanit rrëzon kërkesën e prokurorisë dhe nuk e ka pezulluar atë.
Vendimi është dhënë sot nga gjykata e Elbasanit, ndërsa togat e zeza ende nuk kanë zbardhur asnjë argument për vendimin e tyre, por janë mjaftuar me dizpozitiv.
Po e njëjta kërkesë nga prokuroria u bë dhe në gjykatën e Durrësit për pezullimin e çiftit të bashkëshortëve gjyqtarët Ken Dhima dhe Klorinda Çela, për të cilët Dhima pezullohet me tre muaj nga detyra ndërsa Klorinda vazhdon të mbetet në detyrë.
Ken Dhima dhe Klorinda Çela u akuzuan nga ministria e drejtësisë për shpërdorim detyre dhe fshehje pasurie, ndërsa ka nisur dhe procedim penal nga prokuroria.
E teksa vetë Gjin Gjoni ka kërkuar publikisht të pezullohet nga detyra, ai vazhdon të mbrohet nga togat e zeza këtë herë nga gjykata e Elbasanit duke u lënë të ushtrojë detyrën si anëtar KLD-je si dhe gjykatës në Gjykatën e Apelit, pavarësisht se për të ka kallëzim penal, hetime të nisura për një sërë shkelje deri në fshehje pasurie me vlerë rreth 2 milion euro.
Comments
Felliqesia me e madhe ne
<p>Felliqesia me e madhe ne Shqiperi eshte "drejtesia"ose me sakte padrejtesia.Jane keta Cicikove te "demokracise"ala shqi ptare qe kane marre peng kete vend.Mund te bejeme zhurme per Lazaratin sa te duam, Lazarati kancerogjen i Shqiperise jane barkderrat e drejtesise qe mendojne se jane te paprekshem ,qe i bejne karshillek njeri trjetri si ne rastin e ketij malesori dhender i Shpetim Caushit ish sekretar i KQBRPSH dhe bashkepuntor i ngushte i shoqes Lunturi Rexha.Mos u merrni me nje te degraduar menderisht si Berisha,por me kursantet e tij te plepave,keta plehra qe po i zene frymen shoqerise shqiptare.Provo te kesh nje hall dhe do te shohesh menyren me te sofistikuar ne bote per te te rrjepur lekuren dhe lekun e fundit ne xhep.Sugestion;shkaterroni kete mafie me toga te zeza dhe me kuranin e drejtesise ne dore pastaj merruni me Lazot dhe te tjeret si shashka e Divjakes.Shqiperia nuk eshte as vendi i pare as i fundit ne rrugen e droges.Vendi ku une jetoj e njeh mire kete rruge por shteti ben te veten pa influencat e politikes apo 'diversanteve"te tipit Blushi qe kerkon ti veshe kemishen e forces qeverise se majte kunder Lazove(qe fatkeqesisht disa prej tyre i kam miq).</p>
Add new comment