Ekstradohet nga Greqia 37-vjeçari i dënuar për vjedhje me dhunë.

Një 37-vjeçari nga Fieri është ekstraduar nga Greqia ditën e sotme, pasi akuzohet për vjedhje me dhunë. Pëllumb Buzi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier, me vendimin Nr. 74, datë 28.01.2013, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg“ ndaj kёtij shtetasi për kryerjen e veprës penale të “vjedhjes me dhunё e kryer në bashkëpunim“, parashikuar nga nenet 139 dhe 25 tё Kodit Penal.
Shtetasi Pëllumb Buzi dyshohet se mё datё 17 qershor 2011, nё Greqi, nё bashkëpunim me shtetas të tjerё, ka goditur me shishe nё gjendje te dehur, shtetasin Dëfrim V. dhe mё pas i kanë marrë paratë, qё kishte me vete.
Ekstradimi i 37-vjeçarit Buzi nga Athina u krye nga Zyra Qendrore Kombёtare Interpol Tirana, sot rreth orës 16:45.
Nga Policia e Shtetit bëhet me dije se “nё aeroportin “Nёnё Tereza “nё Rinas ky shtetas i ёshtё dorëzuar pёrfaqёsuesve tё Drejtorisё sё Pёrgjithshme tё Burgjeve”.
Add new comment