Vlorë, AKU 25 paralajmërime për kushtet higjenike

Postuar në 03 Nëntor, 2014 05:25

25 paralajmërime janë dhënë nga AKU për fabrikat e vajit të cilat ushtrojnë aktivitetin e tyre në qytetin e Vlorës. Nga 40 fabrika vaji që ushtrojnë aktivitetin e tyre në Qarku e Vlorës, pritet që pas 10 ditësh t’u nënshtrohen kontrolleve nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit.
 
Kreu i AKU në Qarkun e Vlorës Renato Banshaj shprehet se pas kontrolleve të shumta me mjaltin, kontrollet do vijojnë në fabrikat e vajit dhe ato të miellit. Sipas tij janë dhënë paralajmërime për të gjithë ata pronarë të cilat tregtojnë dhe kryejnë proceset jashtë kushteve higjeno-santitare.
 
AKU në Vlorë ka vijuar aksionet për çdo produkt që tregtohet jashtë kushteve hijeno-sanitare. Fillimisht në produktet e bulmetrave ku janë bllokuar sasi të shumta djathi, më pas tek mjalti dhe aksioni pritet të vijojë përveç në produktet e miellit dhe vajit edhe në të gjitha ato thertore që vijojnë aktivitetin e tyre jashtë standardeve. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.