Korçë,vrau vjehrrin e plagosi kunatin Gjykata arrest me burg 34-vjeçarit.

Gjykata e Korçës ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për Gentian Bajramasin, i cili tre dite më parë vrau ish vjehrrin e tij me armë zjarri dhe plagosi ish kunatin e tij.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Protopapë, pas një sherri për divorcin e dy të rinjve. Bajramasi kishte shkuar në shtëpinë e vjehrrit me qëllim për të folur për divorcin me vajzën e tyre.
Ish vjehrri i tij Ylli Shora nuk e ka pranuar divorcin dhe ka nisur të debatojë me dhëndrin. Në debat kanë ndërhyrë edhe vëllezërit e nuses, kur familja Shora dyshohet se ka tentuar të godasë dhëndrin me grushte dhe shqelma.
Në këtë situatë autori ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar në drejtim të Ylli Shorës, duke e plagosur atë në këmbë, ndërsa një plumb ka dëmtuar lehtë djalin e tij, Fatmir Shora, në pjesën e barkut. Autori i krimit u arrestua pak minuta pas ngjarjes.
Add new comment