Nga do shkojë Egjypti post-Mubarak

Postuar në 18 Janar, 2012 06:35

Zgjedhjet në Egjypt, siç dihet, i ka fituar Vëllazëria e njohur Myslimane. Gazetari Thomas L. Friedman ka bërë tok disa lajme lidhur me Egjyptin që ka rënë në dorë të kësaj Vëllazërie në shkrimin e tij në New York Times. 1. Bill Burns, zv.sekretari amerikan i shtetit, ka takuar të parin e Vëllazërisë, Muhammad Morsi, dhe ky i fundit raportohet t’i ketë thënë ‘mikut’ amerikan: “Marrëdhëniet egjyptiano-amerikane janë të rëndësishme, por duhet të jenë të balancuara”. 2. Middle East Media Research Institute ka bërë kërkime në site-in e Vëllazërisë në gjuhën arabe (Ikhwanonline.com), dhe ka zbuluar se në këtë site janë të shumtë artikujt antisemitikë, mohohet Holokausti nazist, përshkruhen çifutët si një e keqe e shoqërisë njerëzore, etj. 3. Naguib Sawiris, egjyptian, i krishterë koptik, dmth i krishterë ‘autokton’, manjat mediatik dhe themelues i një partie laike e liberale, është vënë nën akuzë për ‘përbuzje të fesë’, ngaqë ka postuar në twitter imazhe të Mickey Mouse-it me mjekër dhe të veshur në stilin tradicional mysliman, dhe të Minnie Mouse-it fytyrëmbuluar (me vetëm sytë jashtë).

Krijohet përshtypja se Thomas Friedman-i i sjell këto fakte për ta dramatizuar situatën, por më poshtë në shkrim ai nuk duket se i merr këto për shenja të këqija e të frikshme në Egjyptin post-Mubarak. Sipas tij, ende nuk dihet me siguri se cili krah (të moderuarit, apo ata të linjës së ashpër) dominon në Vëllazërinë Myslimane.

Re.Pu.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.