Ambasadorët shfaqen pakëz më të ftilluar lidhur me 21 janarin; por pakëz, amá

Sot, tre ambasadorët, amerikani Arvizu , ai i BE-së, Sequi, dhe ai i OSBE-së, Wollfarth, janë bërë tok sot në një summit. Nuk dihet me ç’mendje kanë hyrë në takim, por kanë dalë prej takimit me një deklaratë të përbashkët lidhur me ngjarjen e 21 janarit të vitit 2011 (pas dy ditësh mbushet plot një vit nga ajo ngjarje). U është dashur pak distancë nga ngjarja, me sa duket, për t’u qartësuar ca më shumë mbi atë që ka ndodhur atë ditë të trishtuar në Tiranë. “21 janari 2011 ishte një ditë e dhimbshme, me demonstrata të dhunshme në kryeqytetin shqiptar. Atë ditë tragjike, katër protestues u vranë dhe dhjetëra të tjerë, përfshirë protestues, kalimtarë dhe oficerë policie, u lënduan". Ky është një lexim korrekt i ngjarjes. Janë përmendur në fillim ‘demonstratat e dhunshme’, por është e kuptueshme; ndonjërit syresh i duhet të përligjë deklarata të hershme të tij.
Por më pas kanë bërë një nënvizim të nevojshëm: “Ne besojmë që zyra e Prokurorisë së Përgjithshme të Shqipërisë është institucioni i duhur për ta kryer këtë hetim dhe ai institucion ka besimin dhe mbështetjen tonë të plotë”. Nuk është hera e parë që e thonë këtë gjë, por dy ditë para përvjetorit të ngjarjes ka peshë dhe simbolikë tjetër.
Ndoshta janë shtyrë për ta bërë këtë deklaratë të përbashkët edhe nga një letër prekëse që familjarët e viktimave të 21 janarit i kanë dërguar ambasadorit amerikan.
E.G.
Comments
Qoftë fillim i një kthese të
<p>Qoftë fillim i një kthese të pritshme.</p>
Add new comment