Ju ka marrë malli për pak etiketë institucionesh? Ja një ilustrim

Postuar në 19 Janar, 2012 04:27

Mbledhja e Komisionit të ligjeve, ku në rend të ditës ishte diskutimi i procedurës për shkarkimin e Kreshnik Spahiut nga posti i zv.kryetarit të KLD-së, filloi në mënyrë korrekte. Zoti Rusmali e hapi mbledhjen qetë e plot bon ton, më tej ia dha fjalën zotit Gumi, që të relatonte, i cili gjithashtu u shqua për etiketë, dhe pastaj ia dha fjalën zotit Spahiu, duke iu drejtuar të gjithëve me fjalët: “Unë do të propozoja të dëgjonim në këtë pikë zotin Spahiu dhe pastaj të kalojmë në diskutimet tona. Zoti Spahiu?”

Deri në këtë moment duket sikur po ndjekim një debat në ndonjë komision të Kongresit amerikan. Por s’kalojnë as dy minuta, dhe debati degjeneroi, fillimisht duke ju drejtuar sho-shoqit me “ti” (po me atë “ti”-në, që shoqërohet me gishtin tregues, që sillet e priret si teh thike drejt fytyrës së tjetrit), dhe në fund ishte vendi i frazave të llojit: “nuk të lejojmë të sillesh me harbutëri”, “Ore ti …”,”Ore, unë të heq ty, edhe …”, “Ik! Ik! Ik, largohu, hajde, ec!”, “Përjashta!”, “Largohu mor ti, lëri llafet!”, “Përjashta! Garda ta nxjerrë jashtë”, etj, etj.

Ky debat u mbyll me dy batuta të fundit që, duke marrë parasysh kontekstin, duken si të vjedhura nga dramat e Ionesco-s.

Saimir Tahiri: Po me pëllumb, ia ke çuar?

Dashnor Sula: Qenke marrë me pëllumba ti?

E.G.

Comments

Submitted by ajsberg (not verified) on

<p>&nbsp;Vertete &#39;keta&#39; perfaqesojne nivelin mesatar shqiptar ?!</p>

Submitted by adriatik (not verified) on

<p>Po po po...sa u kujtova qe perfaqesohemi ne parlament nga Dashnor Sula.</p><p>Ai dhe marangoz e ka shume me nivelin qe ka.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.