Ku ishin, dhe çfarë bënin, gazetarët ‘puçistë’ fiks një vit më parë?

Postuar në 21 Janar, 2012 05:57

Pyetjes që shtrojmë qysh në titull lidhur me gazetarët ‘puçistë’ (F. Çakuli, S. Balla, A. Bushati dhe M. Baze) i jep përgjigje Mero Baze në një shkrim të vetin të publikuar në Tema. Ja ç’thotë ai: “Ne nuk ishim katër. [Ndërsa ne të katër] nuk ishim bashkë më 21 Janar. Filip Çakuli nuk ishte fare në Tiranë, pasi i kishte vdekur vjehrra në Divjakë. Sokol Balla ishte duke ndjekur protestat për llogari të vet, ndërsa Andi Bushati u ul në tavolinën time pak pasi në bulevard filluan krismat. Artan Hoxha, kamera dhe instinktet gazetareske të të cilit i bënë gjëmën Berishës, ishte me mua qysh në minutën e parë të protestës, në ballkonin e dy kullave binjake në katin e katërt, përballë zyrës së Berishës, por ai nuk është në listën e puçit. Rudina Xhunga, së bashku me [Arlinda] Dudajn, iu bashkua tavolinës kur plumbat u bënë më të frikshëm, ndërsa dhjetëra reporterë të rinj, të thuajse gjithë gazetave, ishin po aty në këmbë duke ndjekur atë çfarë ndodhte. Filmuam snajperat pa filluar të gjuajnë, dhe pastaj u mbështetëm tek kolona e betonit, që mund të priste plumbat, duke ndjekur TV. Telefonat na u bllokuan dhe për fatin tonë të keq nuk kishim as kë të njoftonim dhe as kush të na njoftonte. I vetmi personazh misterioz u shfaq në tavolinën tonë diku nga ora 3 mbasdite, një burrë i vjetër rreth të gjashtëdhjetave, devolli, i punësuar në polici tatimore, i angazhuar atë ditë nga Agim Shehu si roje për tavolinën e gazetarëve. Ishte i veshur keq, me bukë me vete dhe i paqartë për punën që i kishin dhënë.....”

Deri këtu vazhdon ‘puçi’. Më tej, secili kthehet në jetën e zakonshme.

Re.Pu.

Comments

Submitted by a.g. (not verified) on

<p>&nbsp;Ne Shqiperi &#39;mbarsesh&#39;&nbsp; kollaj por nuk &#39;pjelle&#39; kurre!</p>

Submitted by Tiku (not verified) on

<p>Z. Nano , Sala te ka nje borxh te madh, nuk ju futi ne ate liste puçistesh!</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.