Marine Le Pen: Duhet t’ua kthejmë Francën francezëve

Postuar në 26 Janar, 2012 10:22

Në Francë ka sa të duash euro-skeptikë apo eurofobë (ka edhe në të majtë për arsye nga më të ndryshmet), por sikur t’i kërkosh një francezi çfarëdo emrin e një anti-BE-isti me damkë në vendin e vet, përgjigja do të ishte e kollajtë: Marine Le Pen, udhëheqësja e Frontit Nacional që tani po garon për postin e Presidentit. Ajo e krahason BE-në me “një kalë Troje që e shtien në punë forcat e globalizmit ultraliberal”. Ose në një rast tjetër e krahason me BRSS-në, madje saktësisht e quan “Bashkimi Sovjetik Europian”, dhe kur e pyesin se si do t’i bëhet për të dalë prej BE-së, pasi do duhet të shkallmohet tanimë një strukturë e tërë juridike, Le Pen e ka gati përgjigjen: “BE-ja ngjan pak me komunizmin, është një gjë totalitare; u bënë vite që bash kjo gjë na thuhet, dmth se nuk mund të dalim dot  nga BE-ja”.

Po pse Le Pen-i i jep munxët BE-së? Sepse ajo ka për zemër shtetin intervencionist, praktikat proteksioniste, kontrollin e kufijve, Francën pa emigrantë, kthimin tek monedha e vjetër nacionale, e përveç këtyre, BE-ja për të është njësoj me shkërmoqjen sociale dhe me humbjen e rrënjëve identitare.

Mesazhet e saj, afërmendsh, janë ndjellëse për shumë francezë, por jo për shumicën. Të paktën, kështu duket në këtë moment.

Re.Pu.

Comments

Submitted by Anonimi (not verified) on

Kjo zonja mire e ka, po pa falimentuar vete BE-ja nuk e shperben kush, mund te shperbehej Bashkimi Sovjetik pa falimentuar me pare ekonomikisht?

Submitted by shkurt (not verified) on

Cfare humbni kohen me kete shtrigen. Nuk eshte republike bananesh Franca qe te votoje demagoge te papergjegjshem ne krye.

Submitted by hapi (not verified) on

Mirë e ka "shkurt".

Kurse për Le Pen kundra kapitalizmit, po flisni nga padija. Le Pen është aq kundra kapitalizmit sa ç'është Ron Paul komunist. Po Le Pen mund të llapë sa të dojë sepse e din  se kurrë nuk do të kalojë raundin e parë. Vetëm kërkojnë të mbledhin lekë e të bëjnë biznes.

Doni një të bukur? Kumbari i Marine Le Pen (Henri Botey) është tutor prostitutash i mirënjohur në Paris. Francezët kanë momentet e tyre të çakordimit por jo deri në atë pikë.

Pse nuk flisni p.sh. për kandidaten ekologjiste për presidente e Francës që është Norvegjeze, e lindur në Norvegji dhe gjykatëse e lartë?

Ose për François Hollande që ka deklaruar se socialistët francezë kanë kundërshtar kryesor firmat financiare që kanë vënë në gjunj ekonominë e Europës ?

Submitted by aline (not verified) on

Eshte humbje kohe, fati i zgjedhjeve presidenciale ne France "c'est plié" (kur thote frengu) : eshte i mbyllur, dihet rezultati, fiton socialisti Hollande dhe humb keqas SarkoZIU

Te degjosh programin ekonomik te Marine Le Pen.... !! ahahaha, lere lere... - no comment

Submitted by Artur Duka (not verified) on

Kur Sarkozi, ne fjalen e tij ne nje institut shkencor, arrin deri aty sa te thote se fancezet duhet te perzihen dhe te martohen me emigrantet jo evropiane ne France, per te miren dhe perparimin e Frances, PERNDRYSHE QEVERIA DO TE MARRE MASA, domosdo qe Le Pen-it do t'i rritet numri i pasuesve, kujt tjeter?

Megjithate une them bravo Le Pen, Franca u takon francezeve, por beni durim edhe ca sa Shqiperia te futet ne Evrope dhe te mesoje dicka nga rregullat demokratike te qeverisjes, pastaj secili shtet le te beje si te doje...!!!

Gjithsesi do te realizohet fjala e mocme, secila koke sipas festes, secili do kete popull qeverine qe meriton   !!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.