A. Baçe: Precedenti me monumentet e privatizuara është i keq, por ne do të ecim në këtë rrugë

Në një intervistë për shqiptaren.com, Apollon Baçe, drejtori i Institutit të Monumenteve të Kulturës, jep ndonjë detaj lidhur me nismën për të kaluar një numër objektesh e sitesh arkeologjike nën administrimin e privatëve. Është thënë se janë rreth dyzet monumente culture që do të “privatizohen”, por Baçe nuk është në gjendje të japë një listë. “Po pres që të dalë lista përfundimtare për t’mos krijuar një imazh paraprak”, thotë ai.
Ka pasur një numër zërash që janë ngritur me shqetësim lidhur me këtë aksion, por Baçe mbahet pas idesë se kjo është “një praktikë e njohur, dhe nuk ka asnjë vend që të mos e aplikojë në këtë mënyrë”. Ai flet për një precedent shqiptar në këtë drejtim pasi, fjala vjen, kalaja e Lëkursit, kalaja e Petrelës dhe torrja veneciane e Durrësit po menaxhohen prej privatësh, por këto raste – e pranon dhe ai vetë – janë shkurajuese (në Lëkurs kemi një betonizim të monumentit, thotë Baçe). Siç shihet, “nisma jonë nuk është e re; ne thjesht do të krijojmë një lloj discipline në këtë praktikë”, saktëson ai.
Sipas zërave kritikë, nisma është shumë më komplekse se sa kaq.
Re.Pu.
Add new comment