Policia mund të ketë përdorur plumba gome…

Pasi një grup i dhunshëm protestuesish u përpoqën dje të pushtonin bashkinë e qytetit Okland të Kalifornisë (në kuadër të lëvizjes globale “Pushto”), sot ka patur akuza të ndërsjellta mes organizatorëve të protestës dhe policisë rreth dhunës së përdorur, nga e cila rezultuan disa të plagosur nga të dyja palët. CNN njofton se organizatorët e protestës e pranojnë që ajo ishte e paligjshme, por e quajnë të pajustifikueshëm përdorimin e plumbave prej gome ndaj protestuesve. Ndërsa policia thotë se është përgjigjur vetëm me shkopa gome dhe gaz lotsjellës, pasi është bombarduar me shishe, tuba metalikë, gurë, dhe bomba Molotov. Sipas CNN-it, gjasat janë që policia mund të ketë përdorur ndonjë plumb gome, sepse të paktën një protestues kishte një plagosje në kokë që dukej e shkaktuar nga një plumb gome…
E.Zaloshnja
Comments
Plumbi i gomes mund te mos
<p>Plumbi i gomes mund te mos vrase dot, ama le pasoja psikologjike te pariparueshme...mund ta komentonte udheheqesi yne i dashur.</p>
Add new comment