Hej francezë, vota juaj do jetë në favor të, apo kundër, Merkozy-së!

Postuar në 30 Janar, 2012 10:53

Në fillim u tha se Angela Merkel kish vendosur të shoqëronte, sa herë të mundte, gjatë fushatës elektorale Nicolas Sarkozy-në, e ngaqë u duk si çudi (nuk para ka qenë e udhës në Europë një gjë e tillë), doli dhe e konfirmoi sekretari i përgjithshëm i Partisë Kristian-demokrate gjermane, Hermann Gröhe: “Po, është e vërtetë, ajo do të marrë pjesë në disa tubime elektorale, dhe do të shfaqet në krah të Sarkozy-së”.

“Jetojmë në një kohë tjetër, në kohën e demokracisë transnacionale, dhe një praktikë e tillë do të bëhet gjithnjë e më shumë një gjë normale”, thonë disa analistë gjermanë për të përditshmen the Guardian. Ajo që ka ndodhur vite më parë për çështje të veçanta (Helmut Kohl është parë tok me François Miterrand në një television francez, kur ishte referendumi për adoptimin e monedhës Euro), tani do të ndodhë edhe në rrethana politiko-elektorale. Para ca muajsh, Merkel i telefonoi Napolitano-s, dhe iu lut të bënte çmos ta bënte dalje Berlusconi-n (gjë që ndodhi, në fakt), dhe tani kemi një rast më flagrant. Francezët kujtojnë se do të votojnë në zgjedhjet e pranverës në favor të, apo kundër, Sarkozy-së, por me ç’duken punët, do të votojnë në favor të, apo kundër, Merkozy-së (MErkel-saRKOZY).

Re.Pu.

Comments

Submitted by ajsberg (not verified) on

<p>&nbsp;Merkozinjte kane &#39;ndezur&#39; nje zjarr qe veshtire se do t&#39;a fikin dot pa u percelluar dhe vete.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.