Keir Starmer: Janë shqetësuese sulmet personale e publike mbi kryeprokuroren

Kryeprokurori britanik, Keir Starmer, ka mbajtur një konferencë për shtypin pas një seri takimesh me dinjitarë të lartë shtetërorë, mes të cilëve edhe me Ina Ramën. Në këtë takim me gazetarët ka thënë ato që mund të thotë një prokuror britanik në kontekstin shqiptar. Nuk e ka përmendur kryeministrin, por kambanave u ka rënë për të: “Si drejtues i një organi të pavarur, unë jam i shqetësuar nga sulmet personale dhe publike mbi integritetin e institucioneve të pavarura dhe të individëve në to. Këto sulme cënojnë, jo vetëm individët e targetuar, por edhe elementët demokratikë të sistemit. Nëse ka shqetësime reale, apo prova të shkeljeve, atëherë ato pretendime duhen ndjekur nëpërmjet kanaleve të duhura dhe jo të thuhen kot, apo të përdoren për të ushtruar presion mbi individët”.
Pasi tha se “puna me Prokuroren e Përgjithshme dhe zyrën e saj është një shtyllë qendrore e bashkëpunimit të vendosur me organet e zbatimit të ligjit”, ai iu kthye 21 janarit (me ndihmën e gazetarëve), dhe nënvizoi: “hetimi duhet të bëhet nga prokuroria, të jetë i plotë dhe i pavarur”.
Re.Pu.
Add new comment