Rritja ekonomike për vitin 2011 pothuaj zero

Postuar në 31 Janar, 2012 11:31

Misioni i fundit i FMN-së parashikoi një rritje ekonomike të nivelit 1,5% për vitin që sapo është mbyllur, dmth 2011. Kjo shifër provokoi diskutime në publik, por qeveria i mëshoi optimizmit të vet. Shifra e saj e rritjes ka qenë gjithnjë në nivelin 3-4%. Tani FMN-ja ka korrektuar vetveten, por jo duke iu afruar optimizmit të qeverisë sonë; përkundrazi, duke shfryrë 'optimizmin' e vet. Në raportin me titull World Economic Outlook, që publikohet 2-3 herë në vit, ekspertët e saj e kanë ulur dorën ca më shumë. “Vetëm 0,5% është rritja e parashikuar”, thuhet aty.

Ky lajm vjen dy ditë pas një fjalimi të përndezur që kryeministri Berisha mbajti në një mbledhje qeverie, ku s’e pati për gjë të rreshtonte sukses pas suksesi e në fund të thosh – kjo ishte ç’ishte – që vendet e botës, madje dhe vendet e mbrothëta të perëndimit, duhet të ndjekin shembullin shqiptar. Me siguri, kryeministri nesër a pasnesër do të mbajë një fjalim tjetër, ku eksitimi e ngrefosja do të jenë po ato.

E.G.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.