Militantët u shpallin luftë edukatoreve

Postuar në 31 Janar, 2012 13:08

E përditshmja Shqiptarja.com raportonte sot se në çerdhet e Tiranës pritet një furtunë e vërtetë shkarkimesh. Arsyeja? Siç shprehej njëra nga edukatoret e intervistuara – e cila për arsye që kuptohen, preferonte të ruante anonimatin – “ky drejtori që ka ardhur tani është i LSI-së, dhe do të sjellë njerëzit e tij.”

Në Shqipëri jemi mësuar tanimë me faktin se çdo rotacion i pushtetit shoqërohet me fushata masive shkarkimesh për t’u hapur vende pune militantëve partiakë. Por ajo që realisht të çudit në këtë mes është guximi (ose papërgjegjshmëria) i partive dhe militantëve të tyre për të marrë përsipër çdo lloj pune, pavarësisht se nuk kanë asnjë lloj kualifikimi apo eksperience. Sepse mbetesh realisht pa mend nëse sheh se çfarë trajektore profesionale ka ndjekur në këto 6 vjetët e fundit, le të themi, karriera e një militanti të Partisë Republikane. Nga sektori i mbrojtjes, në shëndetësi për të përfunduar më pas tek ambienti. Ose për shembull, çfarë cilësish i bëjnë ballistët kombëtarë demokratë të jenë njerëzit më të kualifikuar për të drejtuar Institutin e Ndërtimit?   

Raste të tilla ka plot sepse në fund të fundit kjo është logjika e pushtetit në Shqipëri. Por megjithatë duhet thënë se kjo ofensiva e fundit kundër edukatoreve e sanitareve seç ka diçka veçanërisht groteske edhe nëse e krahasojmë me të gjitha fushatat e mëparshme.     

M.Misha

Comments

Submitted by Tiku (not verified) on

<p>Me shume se groteske eshte per te vene duart ne koke, ALARM, keta plerat duan te marrin sa me shume vota duke futur njerezit e tyre vend e pa vend, po nuk e kuptojne se sa dem u ben femijeve te tyre te kene Edukatore njerez pa asnje lloj eksperience apo aftesie ne keto fusha delikate.........................Bir Selman i Nenes Bir!!!!!!!!!!!!</p>

Submitted by Genti (not verified) on

<p>Kaq eshte pak. Nuk do te cuditesha po te degjoja se njerezit e PD dhe LSI jo vetem qe i debuan nga puna edukatoret por edhe i zhdepen ne dru..Kush do t&#39;i ndaloje ?</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.