Këshillat komunalë: Pas grushteve e pistoletave, pse jo granatat?

Kushdo që mendon se të zgjedhurit lokalë shqiptarë nuk e marrin seriozisht detyrën e tyre bën mirë të lexojë lajmin e dhënë nga disa media për sherrin në komunën e Luzit të Vogël. Pas dështimit të miratimit të buxhetit puna ka shkuar deri aty sa në lokalin e kryekëshilltarit komunal është hedhur një granatë, e cila për fat nuk ka shpërthyer.
Sherret si ky, ku mbledhjet e këshillave apo organizatave partiake përfundojnë me grushte apo nxjerrje armësh – ndonëse hedhja e granatës përbën padyshim një risi – fatkeqësisht nuk janë dhe aq të rralla në Shqipëri. Në shumicën e rasteve politika, media apo dhe organet e ligjit nxitojnë t’i shpjegojnë këto lloj sherresh si asgjë më tepër se veprime të ndonjë individi kokëshkretë të kryera në gjaknxehtësi e sipër. Por ka edhe një shpjegim alternativ: këta sherrxhinj komunalë në fakt, s’bëjnë gjë tjetër, veç sa përkthejnë në veprime konkrete sinjalet agresive e konfliktuale që marrin nga Olimpi i politikës shqiptare në Tiranë.
M.M.
Add new comment