Në Kosovë janë një hap para: po ndëshkohet krimi elektoral

Prokurorët në Kosovë, sipas Gazetës Express, kanë ngritur padi për 1343 persona, dhe pritet të ndërmarrin të njëjtin veprim për 931 të tjerë. Dhe objekt-padia konkrete është është një gjë që nuk para njihet këtej nga anët tona (nga Republika e Shqipërisë): janë paditur për “futje duarsh” në procesin elektoral me synimin për ta pilotuar këtë proces.
Në një numër rastesh është zhvilluar dhe gjyqi në ngarkim të të pandehurve, dhe nga shtypi janë raportuar dënime me kusht, apo dënime me gjoba për ata që kanë rezultuar të kenë kryer kundravajtje të kësaj natyre. E gjitha kjo me siguri do të bëjë që në zgjedhjet e tjera të shkurajohen deri në një farë mase përpjekjet për të bërë manipulimin e zgjedhjeve. Dhe me këtë Kosova po krijon një precedent, të cilin ne s’kemi mundur ta krijojmë, ndonëse kemi mbi njëzet vjet përvojë elektorale e ndonëse ndërhyrjet gjatë procesit e në proces kanë qenë një praktikë e zakonshme.
Re.Pu.
Comments
Zotri te redaksise nuk jeni
<p>Zotri te redaksise nuk jeni ne rrjedhe te gjerave ne Kosove.</p><p>Keta po denohen me gjoba dhe demine me kusht, ndersa kodi penal parashikon burgim me disa vjet</p><p>per mashtrim ne zgjedhje. Kjo eshte vetm tentative per ti mbrojtur militantet partiak.</p>
Ndersa gazeta express eshte
<p>Ndersa gazeta express eshte "pamflet" partiak i PDK-se.</p>
Add new comment