Rënie e frikshme e investimeve publike

Përveç rënies dramatike të konsumit privat, të evidentuar nga INSTAT-i dhe Banka e Shqipërisë (http://www.respublica.al/permbajtje/2012/2/19/pasojat-e-krizes-instat-konsumi-ka-pesuar-renie-te-metejshme), ka edhe një rënie të frikshme të investimeve publike – Ministria e Financave raporton se investimet publike këtë janar kanë qenë në nivelin e ulët rekord të 1.7 miliardë lekëve. Kjo shifër është plot 72% më e ulët se shifra e investimeve publike të realizuara në muajin janar të një viti më parë (e lexuat saktë, mos dyshoni se ju kanë bërë sytë!). Nuk ka ende të dhëna për nivelin e investimeve private në muajt e fundit, por prirja e tyre gjatë 2011-ës, sipas Bankës së Shqipërisë, ka qenë në ulje.
Konsumi privat dhe investimet (publike e private) thithin rreth 80% të Produktit të Brendshëm Bruto. Pjesa që mbetet thithet nga administrata publike dhe eksporti. Në muajin dhjetor 2011 (sipas Drejtorisë së Doganave) ky zë i fundit ka patur një rritje prej 19.6%. Por pesha e eksportit në thithjen e Produktit të Brendshëm Bruto është shumë e vogël (rreth 10%). Për më tepër, zëri kryesor i eksportit, energjia elektrike, jo vetëm që nuk do të kontribuojë më për rritjen e tij, por do të kontribuojë për të kundërtin – importin.
E.Zaloshnja
Add new comment