Tahiri: Marrëveshja me Berishën nuk është vendosur në mbledhje të kryesisë së PDIU-së

Deputeti i PDIU-së, Dashamir Tahiri, reagoi në të nxehtë kundër marrëveshjes së konkretizuar mes kësaj partie e kryeministrit Berisha, në bazë të së cilës çamëve u jepen disa poste në nivel zv.ministrash. Në fakt, refuzimi i kësaj marrëveshjeje nga ana e tij ngrihej mbi motive më shumë pragmatiste, e më pak parimore. Ai në thelb linte të kuptohej se Berishës mund t’i merrej më shumë pushtet në këmbim të votave të tyre në parlament, dhe se personat e caktuar si zv.ministra do duhej të ishin nga qytetet me peshë elektorale në favor të çamëve (Sarandë, Fier, Vlorë). Ngrinte dhe një problem që kish të bënte me miratimin e kësaj marrëveshjeje në rrugë extra partiake.
Një ditë më pas, Idrizi mori mbështetjen publike të Tahir Muhedinit, i cili garantonte se çdo vendim ish marrë në rrugë statutore. Është e vërtetë? Sipas Dashamir Tahirit, jo. Ky i fundit ka reaguar sot dhe don të dijë se pse ai vetë nuk ka marrë pjesë në atë “mbledhje kryesie [ku është marrë] një vendim unanim”, dhe fton Idrizin e Muhedinin ta publikojnë procesverbalin e mbledhjes së bërë. Më tej, ai kërkon nga të tjerët të bëhen të gjallë në këtë situatë: “Ftoj të gjithë anëtarët e tjerë të PDIU-së të reflektojnë thellë sepse në momente si ky i tanishmi nevojitet të jenë transparentë përballë komunitetit tonë që na njeh dhe e di gjendjen aktuale dhe është shumë e pamoralshme t’u hedhim hi syve”.
Re.Pu.
Comments
Ne foto: Partia=Tahiri,

Ne foto:

Partia=Tahiri, Drejtesi=Idrizi, Integrim=Muhedini dhe Unitet= ai xhaja!

Vetem shikoni tiparet, karakteristikat e tyre... dhe jepuni voten!

P.S. Parate ua kemi dhene :-( (nga taksapaguesit shqiptare)

Pune Camesh,pune te

Pune Camesh,pune te pabesesh..............

A di ti Kozma(nuk te them

A di ti Kozma(nuk te them shen,se i tille nuk je) se cdo te thote i pabese?A e di ti se kur ai qe ti ke per nickname,perpiqej te asimilonte orthodhoksit shqiptare te jugut ,duke i konvertuar ne grek me devizen e famshme''ju thafte gjuha dhe j'u shterofte djepi,atij qe flet ne shtepi gjuhen e mallkuar shqipe'',camet e Epirit, i qendruan deri ne ekstrem BESNİK gjuhes dhe kombit shqiptar.A di ti ndonje rast te ndonje shqiptari te Camerise,gjate periudhes te represionit grek mbi ta 1913-1945,te ket shitur besen shqiptare dhe t'a kete konvertuar ate ne greke.Pa dashur te fyej askend,por nese nje pjese e madhe e emigranteve shqiptar nderuan gjenezen e tyre familjare per nje status emigranti dhe nje pension ordiner ne Greqi pas viteve 90, camet PRONARET REAL TE EPİRİT, i qendruan BESNİK CDO GJEJE SHQİPTARE duke sakrifikuar edhe pronat e tyre te pafund.Pra sipas jush,camet jane te pabese ,ndersa tipat Bollanot,Dulet.....jane te beses?!.Poeti nacional shqiptar i rilindjes Naim Frasheri,ju percaktonte qarte juve dhe tipa te tille si ju kur shkruante :''BESA ESHTE NJE FJALE,POR E SHTUAN ATA QE S'DİNE''

Ca bollano e dule po thua e

Ca bollano e dule po thua e ca me duhet mua epiri e vorio epiri..........Juve Arian ju duket i beses nje njeri qe Ps i hapi syte dhe e beri Drejtor te pergjithsh te doganave shqiptare,pastaj e beri njehere deputet,pastaj e beri dy here deputet dhe pa asnje arsye bashkohet ne qeveri me berishen...........me bese apo pabese ,pune camesh ngelet........

Add new comment