Berisha merr kaçakçe vendin bosh në KLD

Nuk pati supriza. Fitoi njeri i Berishës, Elvis Cefa. Mirëpo, ndërsa s’pati surpriza në rezultat, pati surpriza në metodë e në procedurë. Fillimisht u ra dakord që votimi të bëhej i fshehtë, me kuti, por krejt papritur Berisha, me sa duket i përndjekur nga ideja e ‘Juda’-ve brenda maxhorancës, ka urdhëruar votimin elektronik, që e mbylli lojën në pak sekonda, aq sa duhen që secili ‘robot’ i maxhorancës të shtypte butonin e që makina të bënte operacionin e mbledhjes aritmetike. Pak përpara kësaj, deputetët socialistë pretenduan se ish dhënë urdhër që deputetët të nënshkruanin në fletën e votimit, në mënyrë që të kish garanci se nuk do të kish firo rrugës (dhe vendosën ta quanin votim i fshehtë!!!).
Por votimi elektronik i thjeshtoi në maksimum këto kurthe të procedurës së votimit të fshehtë. Berisha mori aq vota sa i duheshin. Nuk dihet se për kë ka votuar Fatmir Mediu (ka pretendime se ka votuar kundër Vishës ‘së vet’), por thuhet se grupi i LSI-së nuk ka votuar.
Të dhëna më të hollësishme do merren vesh në orët në vijim.
Re.Pu.
Comments
Po ky cfare grushti quhet?

Po ky cfare grushti quhet? Parlamentar, institucional, ushtarak(imami para 5ditesh), ...-al, ...-ar,...-ak, ...-or, ...-ist (????? ).
- Ka me valle sens bashkepunimi per hir te integrimit e brockulla si keto ?

Ik ore lere te beje c'te doje, te na veje festen sic e kemi koken ?

E, pra, e!!! Ashtu e kemi koken---prezervativin kemi ne krye!

I kishim harruar keto gjera.

I kishim harruar keto gjera. Mire qe nai kujtojne here oas here. Kesaj radhe sishte Ristani po Zhozi

Te gjithe njelloj jane ata,

Te gjithe njelloj jane ata, nga Luli hajdut, te saliu hajdut, te jozi e te gjithe, nje gje e perbashket, dashuri per vjedhjet

Vetem te vjedhin e te vrasin

Vetem te vjedhin e te vrasin dine . Por si mund te vazhdojne te qeverisin? Duhet te pergjigjen para drejtesise per te gjitha nje e nga nje.

Ky berisha do jete bir i ndonje hajduti se nuk ka mundesi,djali tjeter i sheqeres ka qene i mire!!!!

Add new comment