Përmbledhje e akuzave dhe kundërakuzave për linjën elektrike Kosovë-Shqipëri

Postuar në 19 Prill, 2012 04:08

Mediat kritike ndaj qeverisë shqiptare dhe opozita kanë ofruar dy shpiegime për bllokimin e linjës së re elektrike Kosovë-Shqipëri:

1 – Berisha është i kapur nga qarqe serbe që duan të kenë ekskluzivitetin e furnizimit me shumicë të Kosovës me energji, nëpërmjet linjës së vjetër Serbi-Kosovë.

2 – Berisha është kapur nga serbo-boshnjaku Fazlliç, i cili ka ndërhyrë që tenderi për linjën e re Shqipëri-Kosovë të anullohet, meqë kompania boshnjake në garë nuk fitoi.

Kuptohet që nuk ka deri më sot fakte e prova që t'i mbështesin në mënyrë përfundimtare këta skenarë, por ka indicie se mund të ketë diçka të vërtetë në njërin prej tyre, ose në  të dy bashkë.

Berisha i është përgjigjur këtyre akuzave me një kundër-akuzë:

Janë interesat e mafias që e bëjnë Edi Ramën të mbrojë fituesin e tenderit për ndërtimin e linjës, i cili e ka ofertën me kosto 30% më të lartë se kompania boshnjake. Por, sipas Berishës, ligji shqiptar nuk lejon fitimin e tenderit nga oferta me kosto më të lartë.

Po të jetë i vërtetë ky shpiegim i Berishës, i bie që banka e qeverisë gjermane për zhvillim (KFW) të jetë e kapur nga mafia, sepse ka qenë ajo që ka këmbëngulur që linjën ta ndërtojë firma që ka fituar tenderin ndërkombëtar – Edi Rama thjesht ka përsëritur fjalët e saj, vetëm pasi skandali u bë publik nga gazeta kosovare Zëri. Ndërsa argumentin se ligji shqiptar nuk lejon fitimin e tenderit nga oferta me kosto më të lartë e ka hedhur poshtë KFW-ja gjatë një takimi zyrtar të palës gjermane me atë shqiptare. (http://www.top-channel.tv/artikull.php?id=233018) Përfaqësuesit e KFW-së kanë shpjeguar se tenderi nuk bie ndesh me ligjet shqiptare për prokurimet publike, pasi sipas tyre, ofertat vlerësohen sipas kushteve të caktuara para zhvillimit të tenderit, jo sipas rregullave që mund të shpiken pas tij. Ndërkohë, vetë Berisha, disa javë më parë, ka argumentuar publikisht pro një projekti për parlamentin e ri, që ka patur një kosto shumë më të lartë se të tjerët (http://www.top-channel.tv/artikull.php?id=233055&ref=fp)

E.Zaloshnja

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.