Ambasadorja gjermane: KFW ishte korrekte me tenderin

Që prej të hënës, në media vijojnë publikimet mbi përplasjen midis qeverisë shqiptare dhe bankës gjermane të zhvillimit KFW, ndërsa vetëm sot nga ardhur një reagim edhe pse i rezervuar nga këto të fundit. E pyetur në lidhje me këtë problem, ambasadorja gjermane Karola Muller Holtekemper, deklaroi se procedurat e ndjekura nga KFW ishin korrekte, por se nuk mund të jepte më shumë informacion duke e cilësuar këtë një procedurë në vazhdim. “Nuk japim informacion për procedura që janë në vazhdim. KFW ka punuar me transparencë dhe ka qenë e hapur dhe korrekte”, - citohet të ketë thënë ajo nga mediet.
KFW është bankë zhvillimi e shtetit gjerman dhe ka mbështetur shumë projekte të ngjashme energjetike në vend. I tillë është edhe ai për ndërtimin e unazës së jugut, i cili sipas raportimeve të sotme të “Shqip” kishte probleme me vonesat e shkaktuara nga OST.
S.E.
Add new comment