Festival partish në tryezën mbi reformën zgjedhore; por s’u morën vesh për asgjë

Postuar në 23 Prill, 2012 07:31

Në tryezën lidhur me reformën zgjedhore morën pjesë të gjitha partitë e vogla (mbi tryezë u panë sigla që s’i thonë ndonjë gjë të madhe shqiptarëve të apasionuar pas politikës, si PGJ, PRRL, BLD, etj, etj), por nuk morën pjesë një numër kryetarësh. Madje, edhe një pjesë e vetë partive të vogla përfaqësoheshin aty pa kryetarët e tyre. Mungonin Ilir Meta (ish Haxhinasto në këmbë të tij), Fatmir Mediu (ish Madhi për të), Neritan Ceka, Shpëtim Idrizi, Vangjel Dule, Kreshnik Spahiu. Mungonte dhe kryetari i Partisë Demokratike (ish Rusmali dhe një këshilltar i Berishës, që e përfaqësonin). Ishin të gjithë kryetarët e partive të vogla jo parlamentare, të cilët e kishin këtë veprimtari si një mundësi të artë protagonizmi (folën të parët), por dhe shumë të tjerë, si Paskal Milo, Nard Ndoka, Skënder Gjinushi, Arjan Starova, Dashamir Shehi, Spartak Ngjela, Petro Koçi, Ekrem Spahiu, etj. Ish dhe kryetari i PS-së, Edi Rama, i cili e kish lajmëruar prej ditësh praninë  e tij në këtë mbledhje.

Nuk u duk se u morën vesh lidhur me ndonjë çështje.

Re.Pu.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.