Sherri tek ALUIZNI, ish-vartësi padit Meminë dhe pesë të tjerë

Kishim shkruar më parë për zhvillimet e vrullshme që ishin duke ndodhur tek ALUIZNI duke komentuar edhe arsyet e vërteta të largimit nga drejtimi i saj të Shaban Memisë, nga të cilat është gjeneruar edhe një hetim nga njësia task-forcë e Prokurorisë. (http://respublica.al/artikuj/2012/3/27/telenovela-aluizni-lobingu-per-katapultuar-kollozin) apo (http://respublica.al/artikuj/2012/4/19/memia-serish-tek-legalizimet).
Mësohet se Prokuroria ka nisur hetimet për abuzime me ndërtimet pa leje për gjashtë punonjës të ALUIZNI-it përfshirë edhe kreun e saj, Shaban Meminë pas denoncimit të ish-zëvendës drejtorit, Sokol Hasani. Ai rrëfeu dje për Vizion Plus, ato që i quan afera të ish-shefit të tij. Ish-vartësi i Memisë, deklaron se gjatë punës së tij kishte hasur në mjaft raste të dyshimta në procesin e legalizimeve, të cilat ia kishte bërë me dije edhe Kryeministrit Berisha. Ai deklaron se është pushuar nga puna pas këtyre denoncimeve.
Procesi i legalizimeve ka nisur që prej vitit 2006, ndërsa sot pas gjashtë vitesh, ALUIZNI ka mundur të administrojë vetëm 4 për qind të dosjeve të dorëzuara.
S.E.
Add new comment