Jelko Kacin: Politikanët shqiptarë janë démodé

Postuar në 29 Prill, 2012 05:24

Të krijohet përshtypja se zgjedhja e  një Presidenti non-partisan është shtuar në listën e 12 kërkesave të BE-së. Madje, nuk duket se është thjesht kërkesa e 13-të. Momentalisht duket se është kërkesa nr.1 . Nga të gjitha anët po dëgjohet apeli që i drejtohet Tiranës për një President mbi palët. I fundit është numri dy i delegacionit të Parlamentit Europian për Europën Juglindore, Jelko Kacin, i cili është shprehur dje për televizionin AS se, nëse politika shqiptare nuk ecën kësaj rruge, atëherë Brukselit do t’i përcillet një mesazh shumë domethënës në këto kohë që po diskutohet marrja e statusit kandidat për Shqipërinë.

Më poshtë, ai nuk i ka kursyer spicat për klasën politike shqiptare. “Nëse politikanët shqiptarë nuk kanë mësuar asgjë nga çfarë ka ndodhur kohët e fundit, kjo do të thotë se ata do të bëhen më démodé se ç’janë”, ka thënë politikani slloven.

Re.Pu.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.