Të Kripura

Edi është Lideri i Ballkanit, unë jam Lider i Ballkanit Perëndimor

Postuar në 07 Dhjetor, 2015 21:50

Nuk i mbajti Shqipëria. Nuk i mbajti as Gjermania. I mban Partia

Postuar në 05 Dhjetor, 2015 23:39

Azilkërkuesit e kthyer nga Gjermania gjejnë shtëpinë e re: Partinë Socialiste, pasi siç tha kryetari i saj: "Të gjithë duhet të ndjehen në shtëpinë e tyre në Partinë Socialiste". Edhe këta këtu kanë ndërruar mendje:

Intervista/Edi Rama: Buxheti i ri 2016 është si Bukë Lepurushi për shqiptarët

Postuar në 05 Dhjetor, 2015 00:21

Pas diskutimeve të gjata në Parlament për projektbuxhetin 2016 menduam që të zhvillonim një intervistë me kryeministrin Edi Rama. I shkruajtëm në Whatsapp në numrin e tij që mbaron mos gabojmë me ...232. Fatmirësisht na ktheu përgjigje. Të shkurtra dhe pa shumë shtjellim, por ato janë përgjigje. Po e përcjellim intervistën që i ngjan një bisede në lëvizje e sipër:

 

Hë bëje pyetjen...

Dy fjalë për koalicionin. Si funksionon? 

Vazhdo me daullen e Saliut për zënka se unë për vete kam punë.

D.m.th je shok me Ilirin?

Ilir Meta hakmerret ndaj "Kurbanit". Kryetari i Kuvendit hedh së shpejti në shtyp punimin e vet: Vizitat e zotit E. Xxx në kullën time

Postuar në 02 Dhjetor, 2015 20:50

Pas letrës Anonime të Leka Bungos, ministrja Kumbaro qan në zyrë dhe i shkruan Berishës në Facebook: "Doktor, ti e di që unë rrogën marr. Me monumentet bën Shkreli ça do, kurse Kiço London e vuri vetë Edi"

Postuar në 02 Dhjetor, 2015 02:28

Kategori lajmesh

Postuar në 30 Nëntor, 2015 22:00

 

 

Lajmet kanë ndarje tradicionale tematike: politikë, sociale, ekonomi etj.. Por puna është specifikuar kaq shumë, gjërat janë përzier kaq keq, saqë kjo ndarje nuk i përgjigjet më realitetit, por krijon edhe vështirësi në pasyqyrimin e asaj që ndodh dhe konotonacionit që nuk përcillet pas tabelave kaq serioze. Ja disa shembuj:

Lajm Blloku: Edi Rama ble 3000 euro aksione të gazetës “Shekulli” në këmbim të pranimit të Kokëdhimës në kryesinë e PS-së

Lajm i Majtë: Në Shqipëri thuajse çdo lajm është i majtë

Eri, mos na detyrohesh gjë një përqindje?!

Postuar në 30 Nëntor, 2015 14:08

Bashkia e Tiranës ka vendosur që t’i shkojë deri në fund nismës për higjenë në Tiranë, kur njofton se përmes një nisme ka menduar të lyejë muret e hapësirave publike me një bojë që “kthen mbrapsht urinën”. Thotë me këtë rast kryetari Erjon Veliaj: “Bashkia e Tiranës ka vendosur t’i përgjigjet ndotësve sipas mënyrës së saj. Është koha që qyteti të marrë hak. Me ndihmën e kompanisë Dekoll lyem të gjitha muret me një lloj boje superhidrofobike e cila bën të mundur kthimin prapsht të urinës menjëherë sapo ajo prek sipërfaqen e lyer me bojë.

Do jetë provokacia se përndryshe Republikës i ra dambllaja

Postuar në 30 Nëntor, 2015 00:38

Thirrje për Edi Ramën: Lale, lëre Fugën një ditë se s'bën për asgjë, po hipi këmbëve e shko andej nga taksixhiu. Leqë ne u mësuam edhe me Bujarin. 

Djathtas(përballë): Qeveria e duarve të Pastra. Majtas: Qeveria e Duarve të Gjata dhe të Shkathëta

Postuar në 29 Nëntor, 2015 18:38

"Me t'ik mendja. Arrestohet Albini, kurse unë që ça s'kam thënë s'ma fërshëllen njeri. Ndaj duhet Berisha në pushtet: me një sms dhe më arrestonin në çast"

Postuar në 28 Nëntor, 2015 19:12

Pages

Subscribe to RSS - Të Kripura