Kategori lajmesh

Postuar në 30 Nëntor, 2015 22:00

 

 

Lajmet kanë ndarje tradicionale tematike: politikë, sociale, ekonomi etj.. Por puna është specifikuar kaq shumë, gjërat janë përzier kaq keq, saqë kjo ndarje nuk i përgjigjet më realitetit, por krijon edhe vështirësi në pasyqyrimin e asaj që ndodh dhe konotonacionit që nuk përcillet pas tabelave kaq serioze. Ja disa shembuj:

Lajm Blloku: Edi Rama ble 3000 euro aksione të gazetës “Shekulli” në këmbim të pranimit të Kokëdhimës në kryesinë e PS-së

Lajm i Majtë: Në Shqipëri thuajse çdo lajm është i majtë

Lajm Bombë: Spartak Ngjela premton se diçka do thotë

Lajm i Djathtë: Berisha ka qenë sekretar partie

Lajm krizë: Arben Ahmetaj mendon, pra qeveria është

Lajm ekonomie: Edi Rama merr me konçesion Bllokun e Ilir Metës

Lajm qelbësirë, ose Qelbo Lajm: Edi Rama takon Ilir Metën me qetësi dhe dashuri

Alamet Lajmi: Berisha s’di/s’ka ku të japë intervistë

Lajm kot: Ilir Meta donte të vriste Tom Doshin

Shqipëria drejt kolapsit - Lajm është ky?

Investigim: Spartak Braho mungon dhe nuk mungon atëherë kur duhet

Lajm Mjedisor: Parlamenti dekriminalizohet. Një pyetje: Pse nuk thonë ç’krimbet?

Lajm trendi: Jozi del bllof. Taulant Ballës i shkojnë edhe zhelet

Observacion: Erjon Braçe mban syze pa numër

Lajm me burime: Edi Rama rreh Endri Fugën. Urdhëron që propozimi për hapjen e revistës “Fatosi” të zëvendësohet me revistën “Yllka”

Lajm kulture: Endri Fuga bëhet drejtor i revistës “Yllka”. Transparenca.al i kalon Falma Fshazit

Lajm që dihet: Blendi Klosi as do të dijë për gjë, përveç ndonjë leku xhepi

Lajm kuqezi: Shpëtim Idrizi fle me qeleshe

Lajm bashkiak: Kreshnik Spahiu pi kafe poshtë pallatit tim

Lajm rozë: Grida publikon videomasazh

Lajm...ë(e)rim: Erjon Veliajt i iku jeta si procesverbal. Punë, punë dhe media

Mistika pëdëiste: Lulzim Basha lyen flokët vetë

PS: Rubrika është e hapur për pasurime të mëtejshme. Media e ka bërë të vetën: i ka publikuar të gjitha këto, duke e bërë historinë një disiplinë shumë ekzakte.

Shaptilografisti

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.