Eri, mos na detyrohesh gjë një përqindje?!

Postuar në 30 Nëntor, 2015 14:08

Bashkia e Tiranës ka vendosur që t’i shkojë deri në fund nismës për higjenë në Tiranë, kur njofton se përmes një nisme ka menduar të lyejë muret e hapësirave publike me një bojë që “kthen mbrapsht urinën”. Thotë me këtë rast kryetari Erjon Veliaj: “Bashkia e Tiranës ka vendosur t’i përgjigjet ndotësve sipas mënyrës së saj. Është koha që qyteti të marrë hak. Me ndihmën e kompanisë Dekoll lyem të gjitha muret me një lloj boje superhidrofobike e cila bën të mundur kthimin prapsht të urinës menjëherë sapo ajo prek sipërfaqen e lyer me bojë. Gjithashtu boja hidrofobike mbron monumentet e kulturës nga grafitet, vajrat e ndryshme, uji dhe balta”( http://www.gazetatema.net/web/2015/11/30/bashkia-e-tiranes-lyen-me-boje-hidrofobike-hapesriat-qe-u-kthen-urinen-prapsht-ndotesve/).

Mirëpo Erjon Veliaj nuk ka cipë fare dhe është një hajdut idesh. “Respublica” publikoi qysh ditët e para të themelimit nga Erjon Veliaj të Policisë Urinare, se kjo mbetej të ishte një mënyrë më e qytetëruar për të goditur shurrosësit e paedukatë. Ja prova: http://www.respublica.al/2015/08/07/z-kryetar-i-bashkisë-mund-të-hyni-në-histori-më-vonë-për-urinimin-publik-paska-një.

Erjon Veliaj i binte gjoksit atëherë kur vuri policinë të ruante njerëzit që e bënin qosheve, i bie edhe tani kur shpall këtë “ide” të re. Në fakt nuk është. Ai ja ka vjedhur idenë ResPublica, ka bërë tender dhe pa pikë turpi nuk denjoi të na jepte përqindjen që na takon për propozimin tepër civil. Tani një mënyrë ka që ky pizeveng ta shlyejë këtë skuthëri të padëgjuar: e para, t’i japë mundësinë njërit prej gazetarëve të ResPublica-s që për tre muaj të punojë pranë tij për të marrë nga përvoja e çmuar e administratorit të kryeqytetit, me të mirën që edhe raportimi të njohë rritje cilësore, pra të mos na dalë nesër ndonjë “transparenca.bashk”. Falas kuptohet. Thjesht për të qëndruar aty e për të bërë sytë katër, asgjë më shumë.

Nëse nuk pranon nuk mbetet veçse të shpallet Manifesti i Shurrosjes, që do të vendoset si shpalllje publike në sheshin “Skënderbej” kur ky të bëhet pedonale. “Shurrtarë të të gjithë Shqipërisë bashkohuni! Ju jeni shpresa e fundit që Shqipëria të vijojë të bëjë pjesë në qytetërimin fallik, të cilin Eri kërkon me marifete prej pastruesje ta asgjësojë”. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.