Të Kripura
Në kërkim të Grupeve Armiqësore mes tregtarëve me pakicë
Ja se çfarë xhevahiresh prodhon idealizmi për ta bërë këtë vend. Lexohet në një lajm të sotshëm: “Sektori i terrenit në Drejtorinë Rajonale të Tatimeve në Tiranë ka ndërmarrë një aksion tjetër në terren duke u kërkuar arsye specifike bizneseve se pse kanë rënë xhirot. Në fokus sërish janë pikat e tregtisë me pakicë të mallrave dhe shërbimeve. Inspektorët tatimore nëpërmjet një akt konstatimi të posaçëm kërkojnë nga biznesi arsye specifike për xhirot e ulëta. Administratori i një supermarketi në Tiranën e Re thotë se një herë në 3 ditë tatimoret i kërkojnë arsye për rënies e xhiros.
Në shekullin e 20-të u konfirmua autoktonia e shqiptarëve. Në shekullin e 21-të, Top-Channel, konfirmon edhe autoktoninë e qenve në Shqipëri
Provën se qeni molos është autokton, madje qen shqiptar, e gjen Marin Mema, i cili edhe qentë i klasifikon si "Gjurmë shqiptare". Për molosin është shkruar herët, sikurse për qenin e Sharrit, por askush deri më sot nuk i kishte ngarkuar kafshët e ngrata në ndërgjegjen e kombit, as në historinë e tij të lavdishme. Me këtë rast shpresat janë të mëdha: thuhet se baneri i Ismail Morinës do të modifikohet dhe në vend të Malo Vlorës dhe Isës, do vendoset qeni molos dhe poshtë fjala e dashur: Auto...
Rilindja bëhet turrshi
Ja një çift idealistësh në këtë vend (Video, foto)
Në një kohë që Shqipërinë po e pushtojnë pragmatistët, ka akoma në këtë tokë vend për idealistët që punojnë në... Tatime dhe në Ministrinë e Brendshme
Dora e Ngrohtë e Tagrambledhëses
Para tri ditësh kryeministri u pa në një desantim të tipit “ground force one” në Drejtorinë e Doganave – njohur në traditën e shqipes si Kasabaja e Haneve pa Porta.