Të Kripura
Njoftim i rëndësishëm: Sali Berisha pezullon komunikimin me Facebook. Pas suksesit të videome(a)sazhit të Gridës, Berisha do të flasë vetë me skype
Më poshtë videoja e Dumës që shfaqet në versionin e Lilo Labes:
PS-ja, udhëzim për strukturat: Merrni masat organizative që seanca parlamentare e së enjtes të mos ndiqet nga anëtarët dhe militantët
"Grasso, se bashkë nuk njihemi, por do merremi vesh. Edhe unë i kam inat ato fjalitë me "1 euro" që thotë ish-kryeministri. Ndjesë, kryeministri". "Unë ngaqë të njoh po të takoj Ilir"
"Algoritmi" i Diktaturës: Edhe Enver Hoxha ka qenë i persekutuar
Në fillim ishin britanikët, me përpjekjet për të minuar luftën dhe udhëheqjen e saj. Pastaj armiqtë e Ballit dhe veglat e tyre. Persekutimin më të rëndë e pësoi në Plenumin e Beratit, ku nxorën kokën jugosllavët. Pastaj Koçi Xoxe me miratimin e heshtur të Nako Spiros dhe vargu i bishtave të tyre si Tuk Jakova, Gjin Marku, Liri Gega. Edhe Gogo Nushi, që hiqej si i butë luante me dy porta. Pas Koçit persekutimin më të madh e pësoi nga Mehmet Shehu, të cilin e frynin agjenturat dhe Jagoja, Kadri Hazbiu. Nuk mbaron me kaq.
"Ça shef mer gamor? Se kjo mahnitja pas meje t'mori në qafë. Edhe kur hyre në zyrën e bashkisë mburrje mua lart e poshtë". "E kam ndarë mendjen. Do filloj rakinë. S'më merr njeri seriozisht"
Kongresi i PS-së, Kokëdhima nuk tërhiqet. Propozon rihapjen e Shkollës së Partisë dhe kalimin e Këshillit të të Urtëve si staf pedagogjik. Endri Fuga do jetë koordinator
Sali Berisha tërhiqet nga politika. I rikthehet profesionit të vjetër të doktorit si patolog i Kuvendit të Shqipërisë
Shkolla politike e kafeve të Ilir Metës dhe Shpëtim Idrizit
Lajm i fundit është se Ilir Meta dhe Shpëtim Idrizi u takuan sërish për kafe në një prej hoteleve të njohura të kryeqytetit. Mesa duket ka asistuar rastësisht në këtë eveniment politik të ditës edhe një fotograf që ka arritur të kapë nga një kënd i zbehtë drite takimin jashtë zyre të kryetarit dhe nënkryetarit të kuvendit të Shqipërisë.