Të Kripura
Gramoz Ruçi, kundër ambasadës amerikane për formularin e dekriminalizimit: "Nuk ka nevojë për trajnim. E bëjmë me forcat tona. Kemi përvojën e kartelave shëndetësore të lopëve nga koha e Diktaturës"
Sigurimsi Dixhital denoncon aferën Berisha-Veliaj(Kallajnxhiu) për INSIG-un
Një lajm i zi: Sot pritet të vdesë Sadna te Bidai. “Alek, mbahu! Do të të vijmë se na ke ardhur”
Një lajm i hidhur u mor vesh sot. I përcjellë kështu ende pa ndodhur, ai i shton fatkeqësisë së pashmangshme edhe ankthin torturues të pritjes.
Miq, sot pritet të vdesë Sadna, bashkëshortja e Alekut në serialin indian “Bidai”. Këtë kob e mora vesh tek agjencia kombëtare e lajmeve “Balkanweb”, e cila shkruan se Sadna “kohëve të fundit ndien se diçka e keqe do të ndodhë”.
Si për ta rënduar dorën e kësaj fatkeqësie, “Balkanweb” e shoqëron lajmin e zi me një foto me diçiturën: “Sadhana Rajvanash lookinng beautiful”. Kaq e re! Kaq e bukur! Dhe e merr vdekja.
Fotolajm/Mikrofonat drejtohen aty ku është lajmi
Usta dhe Pasha - ta ketë ekzagjeruar Fatmir Toçi?
Bujar Kapexhiu zografis PS-në ashtu si vjen përmes ankesave.
Sali Berisha i jep me fajde LSI-së dhe Blushit, “Qytetarin Dixhital”
Ditët para Kongresit të Partisë Socialiste janë dramatike. Shansi për fitore, apo për të hyrë në garë nga Ben Blushi duket thuajse zero dhe pa forcë ndikuese po gjendet edhe LSI-ja. Burime të mirëthashethemuara thonë se ka lëvizje serioze: Blushi dhe Ilir Meta i kanë kërkuar me konçesion Sali Berishës, “Qytetarin Dixhital”. Doktori, një tempist i vërtetë i situatave politike, ka ofruar një zgjidhje tjetër: Qytetarin Dixhital me Fajde.
Po sot, Fallsor, pa m'thuej ku je?
:)) shiko foton tjetër
Pas rastit të Fallsorit, ky është i dyti, kur një zë nga opozita ngjan si taksë e shtuar
Kryetari i Bashkisë, Fallsor Kallajnxhiu sqaron: “E vërteta e gjobës së falsifikuar”
Legjenda Urbane: Fallsor Kallajnxhiu, kështu thirret nga PD-ja kryetari i Bashkisë pas gjobës së falsifikuar. Fallsori ka depozituar mbrojtjen në Prokurori. “Çështja e gjobës është shumë e thjeshtë. Unë mbaj syze, sepse nuk shoh afër. Por atë ditën e gjobës nuk i kisha syzet me vete dhe dikush ma kaloi nën rrogoz”.