Kryetari i Bashkisë, Fallsor Kallajnxhiu sqaron: “E vërteta e gjobës së falsifikuar”
Legjenda Urbane: Fallsor Kallajnxhiu, kështu thirret nga PD-ja kryetari i Bashkisë pas gjobës së falsifikuar. Fallsori ka depozituar mbrojtjen në Prokurori. “Çështja e gjobës është shumë e thjeshtë. Unë mbaj syze, sepse nuk shoh afër. Por atë ditën e gjobës nuk i kisha syzet me vete dhe dikush ma kaloi nën rrogoz”.
Prokuroria ka nisur hetimet dhe si të dyshuar kryesor ka një këshilltar të LSI-së, i cili ka qejf ta ngacmojë Fallsorin. Ndërkohë që Llalla po rrëmon të gjejë maskarain, ne po ju sugjerojmë disa foto që i japin të drejtë Fallsorit. Shikoni më vëmendje: Syzet i vendos rrallë, çka na bën të mendojmë se ndër vite, nga leximi i tepërt, F.K është ekspozuar ndaj një miopie të lehtë. Shikoni fotot:
Add new comment