Të Kripura
Sherr i madh në PS për kërcënimin ndaj Berishës. Eri Veli: “Ja sesi luftohet kafsha. Goditet me projekte dhe zhvillim”. Sajme Qorri: “Ky shtiret edhe kur fle. Berisha shpiku kërcënimin pas padisë sime për 21 janarin”
“Shef na ndihmoi Berisha. Tani edhe Edi Rama kërcënon”. “E para unë nuk kërcënoj. E dyta, mbase ke të drejtë, por puna është se kush pi valium të enjten”
Biznesi kopjon Endri Fugën/Reagim masiv ndaj projektligjit për spiunllëqe në kompani private: regjistrohen me qindra faqe: “transparenca.(emri i biznesit).al”. P.sh: “transparenca.gomisterikthesaekamzes.al”. Ose: “transparenca.lsi.al”
Kokoshi i Surrelit: “Jemi të majtë të kohëve moderne”. “Po PS-ja është bërë si kooperativë milionerësh. Ku është e majta këtu?” “Po nuk është faji im dhe yni që populli nuk na ndjek dot”