Sigurimsi Dixhital denoncon aferën Berisha-Veliaj(Kallajnxhiu) për INSIG-un

Postuar në 04 Shkurt, 2016 03:27
E nderuar redaksi e “ResPublica”!
 
Unë që po ju shkruaj jam një punonjës i vjetër i organeve(institutit) të sigurimit dhe dëshiroj të ndaj përmes dritares suaj të respektuar një shqetësim: 
Siç e dini, u bënë tashmë disa vite që kompania (INSIG)po kërkohet të shitet, të privatizohet, por diçka ngec. Diçka e mban të lidhur. Mendoj se kam një ide se çfarë e pengon privatizimin e saj dhe dhënien fund të një historie të dështuar biznesi. 
Kompania aktualisht mbulon sigurim dhe risigurim për kategori të jetë e jojetës, në përputhje me ligjet në fuqi dhe me kërkesat e tregut. Aksionet e saj kontrollohen 100% nga Ministria e Ekonomisë dhe ironikisht, ky kolos rëre mban edhe devizën: “I madh dhe i sigurt”. Të cilën thuhet se e ka propozuar një familjar i një ish-ministri që dikur punonte aty në pozicione drejtuese. 
Çfarë po ndodh? Ka disa kohë që në Europë ka hyrë prakitka e “Libel & Slander insurance”, që është pak a shumë sigurimi nga cenimi i imazhit, apo shpifjes. Në kushtet e medias sociale kjo bëhet edhe më e nevojshme. Dhe për rrjedhojë edhe më fitimprurës si biznes. Duket se dikush e ka pikasur këtë gjë dhe ka lozur shumë fort, duke synuar që të adoptojë këtë praktikë edhe te kompania jonë. 
 
Pse do thoni Ju dhe ç’lidhje ka kjo me bllokimin e privatizimit?  
 
E thjeshtë: me kaq sa shahen e shpifin për njëri-tjetrin politikanët nuk i dilet me gjyqe e gjykata. Por meqë njollosen kështu vendçe, pse të mos marrin lekë nga kjo punë? Dhe ja ku del praktika “Libel & Slander insurance”( https://web.zurich.co.uk/cso/charity-insurance-products/libel-and-slander). Por kjo është thuajse e pamundur nëse kompania privatizohet, pasi kush është ai i çmendur që do adoptojë këtë praktikë me këta llapaqenë që nuk dinë ç’thonë? Ndaj, “I madh dhe i sigurt” është vetëm te Shteti. Pra aty ku paratë dalin nga taksapaguesit. 
Me aq sa kuptoj unë, por ku i dihet xhanëm, kryeministri është në autobuz dhe nuk po kupton gjë se çfarë po bëhet. E mbani mend para ca kohësh nismën e tij për kriminalizimin e shpifjes? Kjo ishte gjëma e këtij biznesi. Se po shkove në burg e more akuzë penale, kush të siguron? Kush i futet kësaj pune? 
Ja pra edhe arsyeja e vërtetë pse Doktori luajti fort, gjoja në emër të lirisë së medias e të fjalës së lirë, kundër kësaj nisme. Natyrisht, nuk mund të akuzoj vetëm Doktorin këtu. Por meqenëse ai është kryesharësi, apo akuzatori – nuk mund të them dot nëse shpif a jo – atëherë ai është edhe gjeneratori i këtij biznesi. Kuptohet, siç funksionojnë gjërat në Shqipëri, e merrni me mend, se për çdo ndarje parash sipas praktikës që përmenda më lart – e cila do të përfshihet si “interes i siguruar” - do të ndahen përqindjet. Vërtet unë shaj e duhet të paguaj, por ti i merr lekët gjetkë se je i siguruar. Por ama, 50% do t’i tundësh, se ndryshe e denoncoj skemën.  
Më i lezetshmi këtu është Eri Veli, Fallsori siç e quani Ju. Ky i ra nga pas kësaj pune dhe e ka takuar dy herë Doktorin qëkur i doli ai muhabeti i gjobës false. Do që ta shtyjë para këtë punë, se edhe kështu lahet, por më e keqja: Këta o vllezër e kanë kuptuar se karrierë është shpifja dhe akuza e kundërshtarit. Dhe po e bëjnë këtë me paratë tona. Pra shahesh, bën karierë, merr edhe para!!! Besoj e kuptoni se çfarë megaskandali fshihet këtu. Do na duhet të paguajmë edhe marrëzinë e këtyre.
 
Shpresoj shumë që do të bëni publik shqetësimin tim. Me respekt, S.D
 
Redaktoi dhe editoi: Shaptilografisti

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.