Shkenca
Raporti i OKB-së: Masa radikale, ose planeti përballet me katastrofa klimaterike në vitin 2030
Një raport i përpiluar nga Paneli Ndërqeveritar mbi Ndryshimet Klimaterike në OKB, paralajmëron për zhvillime dramatike në shkallë globale të cilat ngjajnë të jenë të afërta.
Laureati i Nobelit në Fizikë në një video sensuale
Befasi më së paku ka shkaktuar një video e krijuar nga laureati i këtij viti të çmimit Nobel per Fizikën, Zerar Muro, e postuar në YouTube. Fizikanisti francez shfaqet duke vallëzuar nën tingujt e muzikës rege në laboratorin e tij së bashku me një koleg, të rrethuar nga shumë studente femra, disa prej të cilave bëjnë edhe kërcim sensual.
Neandërtalët me prirje për piktorë dhe rrobaqepës
Më shumë prova të reja vijnë për të demistifikuar nocionin se Neandertalët kishin vetëm forcë muskulore brutale dhe asgjë tjetër. Një studimi i fundit sugjeron se "paraardhësit" tanë për nga aftësitë ngjanin më tepër me rrobaqepës dhe piktorë sesa si ndërtues.
Një grup shkencëtarësh, të udhëhequr nga Profesoresha e Universitetit të Paleoantropologjisë në Gjermani, Katerina Harvati studiuan puthitjen e muskujve me kockat duke dalë në konkluzione të vlefshme për përdorimin duarve gjatë jetës së Neandërtalëve.
Një hap larg lidhjes së kompjuterit me trurin e njeriut
Elon Musk mund të ketë folur disa herë rreth planeve të tij për të ndërtuar një bateri makinash që mund të furnizojë me energji të gjithë shtëpinë, por ai është gjithashtu një lider në inovacionin teknologjik.
Tani që shkenca evoluon në një shkallë të tillë, edhe fantazitë tona më të pabesueshme mund të bëhen realitet. Njërën prej këtyre fantazive duket se dëshiron të bëjë realitet sipërmarrësi i suksesshëm dhe vizionar Elon Musk, i cili po përgatitet për të krijuar një produkt inovativ, ku truri i njeriut mund të jetë i lidhur me kompjuterin.
Revolucion në mjekësi, testohet zemra dixhitale
Shkenca e mjekësisë ka bërë një tjetër hap përpara në trajtimin dhe diagnostikimin e sëmundjeve të zemrës, pa qenë nevoja e ndërhyrjes kirurgjikale.
Kardiologu Benxhamin Meder ka testuar me sukses elektrodat e stimuluesit kardiak në një zemër dixhitale që rreh.
Kjo metodë e bazuar në Inteligjencën Artificiale ndihmon mjekët në mbledhjen e të dhënave të pacientit dhe saktësimin e diagnozës, për të mundësuar parashikimin me javë apo edhe muaj se cili pacient do të sëmuret. Këto teknika janë si një GPS për shëndetin, thonë mjekët.
Thyhet pjesa më e vjetër dhe e dendur e akullit në Arktik
Pjesa më e vjetër dhe më e dendur e akullit të Arktikut ka nisur të thuhet. Lajmi raportohet nga The Guardian që shkruan se ngjarja hap qarkullimin e ujërave në very të Groenlandës, që normalisht janë të ngrira, edhe në muajt e verës. Gazeta shkruan se dukuria në fjalë është e paprecedentë në historinë e regjistruar deri më sot dhe ka ndodhur dy herë këtë vit për shkak të erërave të ngrohta dhe një vale të nxehti që ka prekur hemisferën veriore.
A është magneziti zgjidhje për reduktimin e dioksidit të karbonit në atmosferë?
Shkencëtarët e universiteti Trent në Ontario të Kanadasë kanë propozuar një zgjidhje të re për reduktimin e dioksidit të karbonit nga atmosfera. Gjatë një konference mbajtur në Boston, është propozuar prodhimi i një minerali, magneziti, që ka cilësinë e depozitimit të CO2. Nëse do të prodhohet në shkallë industriale mendohet se magneziti do të zgjidhte një nga problemet më kryesore për njeriun, e që sipas shkencëtarëve kërcënon të ardhmen e tij.
NASA prek diellin
Sateliti i ri Nasas, Parker Solar Probe nisi udhëtimin drejt diellit. Për shkak të anomalive lëshimi në hapësirë u bë me një ditë vonesë nga stacioni Space Center në Florida. Sateliti i teknologjisë së lartë që ka përmasat e një makine të vogël, do ta studiojë diellin nga një distancë e afërt, pasi të ketë hyrë në orbitën e tij.
Jordani, gjenden dëshmi të pjekjes së bukës 4000 vjet më parë se të niste kultivimi i drithërave
Disa arkeologë në Jordani kanë zbuluar mbetje të djegura të bukës(në formë piteje) të pjekur nga gjuetarë të zonës rreth 14 400 vjet më parë. Sipas kërkuesve në fjalë nga universiteti i Kopenhagen, ai i Londrës dhe i Kembrixhit, bëhet fjalë për evidencën më të vjetër të gjetur ndonjëherë për bukën që shkon shumë më parë sesa shfaqja e bujqësisë rreth 10 000 vjetë më parë.
Ndryshimet klimatike 540 milionë vjet më parë u provokuan nga kafshët
Nuk ka qenë vetëm njerëzit përgjegjës për ndryshimet klimatike globale. Diçka të ngjashme ka shkaktuar gjithashtu evolucioni i kafshëve të para në planetin tonë, sipas një studimi të ri shkencor belgo-britanik.
Krijesat e para, të cilat ishin shfaqur në ujë gjatë periudhës Kambriane 520 deri në 540 milionë vjet më parë, filluan të prishnin materien organike të mikroorganizmave që mbulonin shtratin e detit. Në këtë mënyrë, këto kafshë lëshonin gjithnjë e më shumë dioksid karboni në atmosferë, duke hequr oksigjenin nga uji, thuhet në revistën "Nature Communications".